Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, vunë gurthemelin për ndërtimin e katër shtëpive për rastet sociale.
Gurthemeli i parë u vu për familjen tre anëtarshe të Shemsi Topallit, në fshati Zllatar të Komunës së Ferizajt. Kryefamiljari i është mirënjohës Komunës së Ferizajt për ndërtimin e shtëpisë së tij të re.
“Falënderoj Komunën e Ferizajt dhe Kryetarin Agim Aliu. Vërtet Kemi jetuar në kushte shumë të rënda në një shtëpi tejet të vjetër dhe nuk kemi pasur as kushte për jetesë”është shprehur Topalli.
Një gëzim të tillë ka pasur edhe familja gjashtë anëtrashe e e Asim Bajramit, po nga fshati Zllatar.
“I jam mirënjohës të gjithëve që më ndihmuan dhe filluan ndërtimin e shtëpisë sime të re”është shprehur Bajrami.
Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Vesel Zhinipotoku, ka thënë se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe për Komunën e Ferizajt. Ai ka theksuar faktin se ndërtimi i katër shtëpive për familjet skamnore është në kuadër të buxhetit të komunës për vitin 2013.
“Përmes këtij projekti sado pak ka filluar që të zbutet çështja e banimit për rastet sociale në Komunën e Ferizajt. Përzgjedhja e familjeve ka qenë shumë e vështirë për faktin se familje me gjendje të rëndë ka pasur mjaft shumë për komisioni i përbërë nga Komuna e Ferizajt dhe Qendra për Punë Sociale, ka bërë përzgjedhjen e rasteve më të rënda. Ne si Drejtori, po mundohemi që çdo here familjeve me gjendje të rëndë ekonomike t’u dalim në ndihmë përmes formave të ndryshme qoftë në ushqim apo gjëra të tjera”, ka thënë Zhinipotoku, ndërsa ka shtuar se Komuna e Ferizajt, po bënë përpjekje maksimale që t;u del në ndihmë familjeve skamnore.
Shtëpitë e ndërtuara nga Komuna do të kenë hapësirë prej 66 metra katrore, ndërsa një shtëpi do të kushtojë afër 12 mijë euro.
Këtë të hënë në fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, ka filluar të bëhet ndërtimi i dy shtëpive për dy familje skamnore të këtij fshati. Në përurimin e fillimit të punimeve morri pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Vesel Zhinipotoku si dhe mysafirë të tjerë.