
Nga ana tjetër drejtoresha e kopshtit të ri në Ferizaj, Mihane Koxha, është shprehur mirënjohëse për këtë ndihmë të ofruar, duke theksuar se lodra të tilla janë të nevojshme për fëmijët.
Falë bashkatdhetarit Besim Ajetit, dy kopshtet e fëmijëve në Ferizaj, janë pajisur me lodra të ndryshme. Lodrat e ndryshme i janë dorëzuar Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Agim Berishës si dhe dy drejtoreshave të kopshteve në Ferizaj.