Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë para këshilltarëve komunal se ky dokument në aspektin e përgjithshëm do të përmbajë, parashikimet ekonomike dhe buxhetore për periudhën 2014-2016, totalet e vlerësuara të të hyrave nga të gjitha burimet e financimit, caqet buxhetore për shpenzime, në programe dhe nënprograme buxhetore sipas kategorive ekonomike si dhe vlerësimet e mbështetjes së pritur të donatorëve. Aliu ka shtuar se korniza afatmesme buxhetore është një dokument që mundëson planifikimin dhe përdorimin e burimeve financiare në mënyrë më efikase dhe efiçiente, përfshirë edhe analizën e hollësishme të shpenzimeve komunale.
" Ajo që e karakterizon këtë kornizë buxhetore nga nga dokumentet kornizë të viteve të kaluar është fakti se kemi ndryshim pozitiv në vlerën e granteve qeveritare, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e shpenzimeve kapitale, duke rritur edhe numrin e projekteve kapitale" ka thënë Aliu
U bë e ditur se projeksioni i buxhetit për vitin 2014 do të jetë më i lartë për 12.08% apo do të sillet në kuoten e mbi 23 milion eurove, që për afro 3 milion euro do të jetë më i lartë se sa buxheti i këtij viti, kjo siç u tha se hartimi i tij po bëhet për herë të barë, duke u marr për bazë regjistrimi e ri të popullsisë që Ferizajn e radhitë në vendin e tretë.
Debati i zhvilluar nxori vështrime të ndryshme sa i përket planifikimeve buxhetore dhe shpenzimeve. Përfaqësuesit e opozitës ngritën disa çështje që sipas tyre duhet analizuar, duke përmendur shtyrjen e disa projekteve, përsëritjen e projekteve, tejkalimet në mes shumave të planifikuara dhe të realizuara, kriteret për futjen e projekteve, subvencionet për bujqësi etj. Kemajl Ramadani nga AAK-ja, ka thënë se duhet të ketë një kriter për vlerësimin e projekteve kapitale, duke nënvizuar se investimet nëpër zonat e qytetit duhet të lidhen me shkallen e inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë.Pati kërkesa që në kuadër të projekteve të futën projektet që gjenerojnë zhvillim ekonomik.Bekim Ademi, bëri thirrje që të ketë më shumë projekte që sjellin investime të huaja, për të cilat sipas Medain Hashani nga PDK-ja, kjo kornizë ka paraparë edhe dy projekte të rëndësishme që mundësojnë zhvillim ekonomik, duke përmendur projektin në bazë të së cilit komuna do të ndihmoi në hartimin e projekteve që vijnë nga interesimi i investitorëve."Të gjithë investitorët që dëshirojnë të investojnë në komunë, kjo do tu ofroj projekte të gatshme" theksoi Hashani. Edhe Faruk Guri nga LDK-ja bëri thirrje që në kornizën afatmesme të ketë vend më shumë për subvencionet në bujqësi, duke kërkuar që për tri vite ato të arrijnë deri në 2 milion euro, ngase sipas tij, bujqësia është e vetmja degë e ekonomisë që gjeneron vende të punës.Gjatë debatit shpesh herë mbizotroj logjika e lokalizmave, ku deputet shprehnin kërkesat dhe interesat e zonave prej nga vijnë.
Kuvendi komunal i Ferizajt në këtë seancë me disa ndryshime të vogla miratoi edhe Statutin e ri të komunës, dokument themeltarë që parasheh funksionimin e komunës. Para miratimit të rendit të ditës, grupi kuvendor i LDK-së adresoi kërkesën që edhe Ferizaj të ketë një Universitet publik sikurse qytetet tjera, pasi kjo komunë ka potencial ekonomik e kadrovik dhe është qendër e rajonit. Kjo kërkesë nuk zuri vend fare në rend të ditës me arsyetimin se janë organet qendrore që vendosin për një çështje të tillë.
Kuvendi i Ferizajt pas një debati i ka dhënë të premten dritën jeshile kornizës afatmesme të buxhetit për vitin 2014-2016, e cila do të shërbej si dokument bazë mbi të cilën komuna do të ndërtoj procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2014, si dhe do bëjë vlerësimet e hershme buxhetore për vitet fiskale 2015 dhe 2016.