Me këtë rast i pari i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Vesel Zhinipotoku, ka theksuar se gjendja e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është pasqyruar e një gjendje që ekziston në strehimoren bazuar në faktet dhe argumentet që posedon kjo Drejtori.
“Besoj se gjithë opinioni ferizajas e din se në çfar kushtesh, në çfar rrethanash kanë jetuar familjet të cilat kanë qenë të strehuar në strehimoren e cila ka qenë afër varrezave të komunitetit serb. Strehimorja në të cilën kanë jetuar këto familje kanë qenë në kushte vërtet shumë të mjerueshme, mund të themi se ka ekzistuar si një kamp përqendrimi megjithëse kushtet e jetës në ato lokacion kanë qenë ekstremist të vështira. Prandaj Komuna e Ferizajt, qysh në vitin 2011 për këto familje të cilat kanë qenë atje të strehuara kanë ndërtuar shtëpi banimi edhe pse këto gjenden në një lokacion në fshatin Dubravë dhe ju ka siguruar kushte që ne do të kishim dashur që edhe shumë familjeve të tjera të cilat jetojnë në qytetin e Ferizajt t’i kenë të tilla ngase secila familje, e strehuar në këtë banim kolektiv i kanë të gjitha kushtet në kuptimin e strehimit që i nevojiten një familje”, ka thënë Zhinipotoku, duke theksuar se faktet e prezantuara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të tilla ashtu siç i kanë paraqitur ata.
“Andaj edhe një herë e konfirmojmë se Komuna e Ferizajt, ka krijuar kushte për të gjitha familjet që kanë jetuar në strehimoren e qytetit, për të gjitha këto familje ekzistojnë vizita të rregullta, qoftë shëndetësore, por edhe nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe të gjitha këto familje ndihmohen me pako ushqimore, por edhe gjatë sezonës dimërore furnizohen edhe me dru zjarri në mënyrë që familjeve të dilet në ndihmë . Në të njëjtën kohë ju informojmë se të gjitha këto familje janë shfrytëzuese të ndihmës sociale “, është shprehur Zhinipotoku.
U bë e ditur se në ndërtesën kolektive të strehimit aktualisht jetojnë 13 familje me rreth 60 anëtarë.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Vesel Zhinipotoku, ka demantuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje që bëri ndaj kësaj drejtori për strehimoren e cila gjendet në Dubravë të Ferizajt.