
Me respekt të thellë dhe me konsiderata të larta dëshiroj t’ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, me bindje dhe me besim të plotë se ky muaj do të reflektojë pozitivisht në mirëqenien tuaj fizike e sociale, do të jetë muaj i mirëkuptimit, i tolerancës dhe i dashurisë reciproke mes njerëzve.
Karakteri dhe simbolika e këtij muaji ka vlerë të veçantë për bashkëpjesëmarrje, për bashkëpërjetim dhe solidarizim me skamjen e urinë kudo në botë, për një përpjekje për të ngritur vlerat humane dhe ofrimin me të gjitha krijesat njerëzore në mbarë rruzullin. Unë, në emër të komunës së Ferizajt, të gjithë qytetarëve tanë ju uroj nga zemra që që të keni një muaj me plot ndjesi pozitive dhe momente të mira.
Me respekt !
Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt
Aliu: Karakteri dhe simbolika e këtij muaji ka vlerë të veçantë për bashkëpjesëmarrje, për bashkëpërjetim dhe solidarizim me skamjen e urinë kudo në botë, për një përpjekje për të ngritur vlerat humane dhe ofrimin me të gjitha krijesat njerëzore në mbarë rruzullin.