Në kuadër të projektit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komuniteteve “ Përmirësimi i funksionimit efektiv të Zyrës së Komisionerit për gjuhët”, OSBE ka ndihmuar mbajtjen e punëtorisë me synimin për të adresuar shqetësimet në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në administratën komunale të Ferizajt. Punëtoria mblodhi 15 shërbyes civil komunal nga departamente të ndryshme dhe zyrat komunale ku u diskutua lidhur me detyrimet që rrjedhin nga Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve zyrtare, si dhe mënyrat efektive për përmirësimin e komunikimit dhe shërbimet e përkthimit në gjuhët zyrtare. Për më tepër, punëtoria u përmbyll me rekomandimet dhe propozimet konkrete për përdorimin efektiv të gjuhëve zyrtare në çështjet komunale dhe në komunikim me komunitetet jo Shqiptare. OSBE ndihmon organizimin e punëtorisë për trajtimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Ferizaj