Me këtë rast Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, ka thënë se shënimi i kësaj dite është shumë ë rëndësishme për qytetin tonë.
“Më 28 shtator të vitit 1998 në betejë të drejtpërdrejt në mënyrën më heroike të mundshme bien nëntë dëshmorët e kombit të UÇK-së për të mbrojtur zonën e Jezercit dhe për të vazhduar tutje për ta çliruar vendin”, ka thënë Bytyqi , duke shtuar se Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve mburret me këtë datë dhe për trimërinë e dëshmorëve të kësaj ane.
Nga ana tjetër Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së Gazmend Bytyqi, ka njoftuar lidhur me agjendën e aktiviteteve që do të mbahen gjatë ditës së nesërme.
“Nga ora 9:30 nisja nga sheshi “Adem Jashari”bëhet për te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa në ora 11:00 manifestimi qendror-Koshare, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Dëshmorit Ibrahim Ademi (TT), si dhe do të jetë pjesa foljore e këtij manifestimi, por edhe programi artistik. Ndërsa në ora 14:00 në tetarin kombëtar në Prishtinë, nën patronatin e Kryemnistrit të Kosovës Hashim Thaqit, mbahet manifestim kushtuar 15 vjetorit të Epopesë së Jezercit në nderim të dëshmorëve Gursel dhe Bajram Sulejmani dhe të gjithë dëshmorëve të zonës së Neredimes”, tha Bytyqi.
Aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së diel. Duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet një turne në Motokros kushtuar Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së(f.Dremjak), ndërsa nga ora 12:00 do të jetë një takim me moton “Të gjithë në Jezerc”( Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së).
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi si dhe Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, në konferencën e sotme për gazetarë kanë njoftuar lidhur me aktivitete që do të shënojnë 28 shtatorin –Ditën e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.