Në Ferizaj është zhvilluar ceremonia e përvitshme e homazheve dhe e përkujtimit të dëshmorëve të UÇK-së. Ferizajasit kanë marshuar drejt varrezave të dëshmorëve, aty ku prehen eshtrat e 62 dëshmorëve nga kjo anë, për t’u përkulur dhe nderuar gjakun e derdhur për liri. Paraprakisht ku lum i gjatë njerëzish, në ballë të të cilit ishin drejtues të pushtetit lokal, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, veteranë, invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve, janë përkulur para shtatoreve të komandantëve të shquar, Rexhep Bislimi e Naim Beka, ndërsa në lapidarin e dëshmorëve, kanë vendosur kurora me lule.
Më pas ky marsh ka vazhduar drejt fshatit Koshare, ku në bronzët është ngritur shtatorja e dëshmorit të kombit Brahim Ademi (TT). Zbulimin e shtatores së dëshmorit Brahim Ademit (TT-ja), e kanë zbuluar familjarë të dëshmorëve, kryetari i komunës, Agim Aliu si dhe bashkëluftëtarët e dëshmorit.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në këtë manifestim, në të cilin merrnin pjesë shumë figura nga jeta publike, ka theksuar se 15 vjet më ndodhi kthesa vendimtare e qëndresës dhe kjo datë ngërthen në vete shumë ndjenja dhe kujtime e krenari për betejat e lavdishme që u zhvilluan në fund shtatorin e vitit 1998.
Me këtë rast një fjalë tematike në emër të ish komandës së zonës operative të Nerodimes, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazi i njohur si komandant Ferri.
“Këtë ditë madhështore, po e madhështon edhe zbulimi i shtatores së Brahim Ademit –TT-ja. Kjo ditë i dedikohet dëshmorëve të kombit të cilët ranë në betejat ane mbanë Kosovës dhe në trojet shqiptare. Kjo është tregues më i fuqishëm për çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj. Bijtë dhe bijat tuaj më nuk ju përkasin vetëm juve, ata janë udhërrëfyesi ynë , ata janë shëmbëlltyra e kombit tonë, ata janë krenaria jonë, mirëpo për dëshmorët nuk mjafton të jemi krenar, aq sa krenaria është përgjegjësia jonë”, ka thënë Ilazi.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i shoqatave të dala nga lufta në Maqedoni, Fazli Veliu.
Në emër të familjes së dëshmorit të pranishmit për pjesëmarrje i ka falënderuar edhe Tefik Ademi, babai i dëshmorit Brahim Ademi-TT-ja.
Ndryshe, 28 shtatori në Ferizaj shënohet si ditë e dëshmorëve, ditë kjo që lidhet me Epopenë e lavdishme të Jezercit. Në shpatet e këtij vendi malor, më 28 shtator 1998 ranë 9 dëshmorë të UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Bashkim Vishi, Salih Baliu, Nazim Terziu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, rënia e të cilëve i dha vrull shtrirjes dhe rritës së UÇK-së në këtë zonë.
Aktivitetet për shënimin e 28 shtatorit do të vazhdoje edhe në Prishtinë, ku është organizuar një akademi përkujtimore nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në nderim të 15 vjetorit të Epopesë së Jezercit në nderim të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani si dhe të gjithë dëshmorëve të zonës së Nerodimes.
Nderim atyre që e derdhën gjakun për lirinë e Kosovës