
U.d i drejtorit të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve, Bekim Hoxha, i dorëzoi komunës së Ferizajt gjithsej 741 libra civilë dhe fetarë të gjendjes civile.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.
Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u bë pranim-dorëzimi i librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për Komunën e Ferizajt.