Në mënyrë që edhe familjet skamnorë të Ferizajt, festën e Kurban Bajramit ta presin ashtu siç është më së miri, ka menduar Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,në Ferizaj, duke ndihmuar kështu kategori të ndryshme. Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie Vesel Zhinipotokut, me ndihma të tilla janë ndihmuar rreth 300 familje të cilat kanë kushte të rënda të jetës.
Drejtori Zhinipotoku, ka thënë me këtë rast se përkrahja e tij nuk do të mungojë për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
“Këto ndihma po i dhurojmë me rastin e festës së Kurban Bajramit, në mënyrë që edhe këto familje këtë festë ta presin siç është më së miri. Ne si komunë vazhdimisht ju kemi dal në ndihmë këtyre rasteve dhe do të vazhdojmë me përkrahjen e tyre në çfarëdo formë që është e mundur”, ka thënë Zhinipotku.
Numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka thënë se kësaj radhe janë ndihmuar familjet të cilat jetojnë në gjendje të rëndë të cilat nuk gëzojnë edhe ndihmën sociale për shkak të ligjit i cili është në fuqi, por edhe familje që kanë persona më afësi të kufizuara, pensionist si dhe shumë e shumë kategori të ndryshme.
Në anën tjetër edhe familjet të cilët gëzuan këto ndihma u janë mirënjohës Komunës së Ferizajt, për ndihmat e dhuruara.
“Unë e falënderoje shumë kryetarin,për këto ndihma se vërtet kanë ardh në kohë të duhur.” është shprehur Zejnullah Uksmajli nga Jezerci i thellë malor.
U bë e ditur se ndihma të tilla do të dhurohen edhe në të ardhmen.
Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka ndihmuar me gjëra ushqimore familje të shumta skamnorë në qytetin e Ferizajt.