
Me këtë rast kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyqi ka thënë fjalë miradije për këta dëshmorë, duke theksuar se falë gjakut të tyre erdhi edhe liria që sot po e gëzojmë të gjithë.
“Familja dhe populli duhet të jenë krenarë që i patën këta djem dhe amaneti i tyre duhet çuar në vend”, tha Bytyqi.
Ndërsa babai i dëshmorit Agim Matoshi, Abaz Matoshi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që bënë homazhe pran varreve të dëshmorëve.
“Dëshmorët gjithmonë duhet përkujtuar për veprat e lavdishme që kanë bërë për lirinë e Kosovës të cilën po e gëzojmë ne sot”, tha Matoshi.
Në pllakë përkujtimore të dëshmorëve në Ferizaj u vendosën kurora me lule.
Në 14 vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët Naim Beka dhe Agim Matoshi. Në homazhe për këta dëshmorë mori pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me Drejtorët e Drejtorive Komunale si dhe qytetarë të shumtë.