Këtë të hënë, zyra për barazi gjinore në Komunën e Ferizajt, ka organizuar një takim me moton “Gruaja për gruan”, me gratë kandidate të partive politike për asamble komunale. Zyrtarja e barazisë gjinore në Komunën e Ferizajt, Vjollca Krasniqi me këtë rast ka thënë se këto takime janë shumë të mirëseardhura.
“Unë ju përgëzojë juve që keni guximin për të garuar në zgjedhjet e vitit 2013 shpresojë do ta merrni votën në bazë të asaj që ju keni dëshmuar me angazhimin tuaj ndaj familjeve tuaja, ndaj shoqërisë Farë nuk dyshojë në aftësitë e juaja intelektuale dhe në të menaxhimit tuaj”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se gratë për gratë gjithnjë duhet lobuar sepse kjo është në të mirë të të gjitha femrave.
Ndërkaqe pjesmarreset në këtë takim, kanë folur mjaft shumë edhe rreth asaj se çka duhet të bejnë gratë më shumë në mënyrë që secila grua të jetë sa më mirë e përfaqësuar në secilin institucion dhe te kënë edhe pozita udhëhqëse në institucionet përkatëse.
Organizatorët njoftuan se këtë aktivitet e kanë bërë me qëllim që ta fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri dhe që mbështetja e votuesve për gjininë e bukur, të jetë më e madhe se përpara.
Salla e mbledhjëve e Kuvendit të Komunës këtë të hënë ishte mbushur me femra të partive të ndryshme politike . Në fakt një takim të tillë e kishte organziuar nga zyrtarja për barazi gjinore e Komunës së Ferizajt, Vjollca Krasniqi.