Në bazë të rregullores për ndarjen e bursave për studentë të aprovuar nga Kuvendi i Komunës , Drejtoria e Arsimit, tashmë ka shpallur konkursin e ri për dhënien e 50 bursave fillestare për vitin akademik 2013-2014.
Përparësi për fitimin e bursës kanë studentët e degëve deficitare, ndërsa të drejtë për aplikim kanë të gjithë banorë rezidentë të Komunës së Ferizajt, të jenë student të rregullt, kanë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak, te jenë student së paku në vitin e dytë të studimeve, të kanë notën mesatare 7.50 e më lartë si dhe studentët që nuk kanë humbur vitin.
Kriteret për zgjedhje janë që fëmijëve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, iu ndahen bursa pa kritere që nga viti i parë i studimeve. Në kushte të barabarta përparësi kanë studentët e familjeve të ngushta të dëshmorëve, invalidëve dhe pjesëtarëve të luftës dha ata me gjendje të vështirë ekonomike-sociale.
Bursa ndahet për dhjetë muaj, nga 50 euro në muaj, gjithsejtë 500 Euro.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, ka hapur konkursin për bursat e studentëve 2013-2014. Në bazë të këtij konkursi 50 bursa ndahen për herë të parë, ndërsa 50 të tjera vazhdohen.