Sipas drejtuesve të Drejtorisë Komunale të Arsimit, të gjitha shkollat tashmë janë pajisur me lënde djegëse. Drejtori i kësaj Drejtorie, Agim Berisha, ka thënë se shkollat janë furnizuar më dru dhe thëngjill në mënyrë që sezoni dimëror t’i gjejë shkollat më të përgatitura.
“Për momentin të gjitha shkollat kanë lëndë të mjaftueshme djegëse në mënyrë që të fillojë ngrohja nëpër shkollat e tyre më thëngjill janë furnizuar të gjitha shkollat, por edhe me dru”, ka thënë Berisha.
Drejtori Berisha ka thënë se edhe në rrafshin administrativ tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat.
Në Komunën e Ferizajt, funksionojnë 37 shkolla të mesme të ulëta dhe 8 shkolla të mesme të larta.
Me të nisë sezoni dimëror ,edhe shkollat e Komunës së Ferizajt merret vesh se janë furnizuar mirë me lëndë djegëse.