Në hapjen e këtij festivali, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se koncerte të këtij lloji, janë shumë të rëndësishme për qytetit e Ferizajt.
"Jam shumë i nderuar që gjendem në mesin tuaj, e miqve, bashkëpunëtorëve të cilët kanë dhënë gjithçka për zhvillimin e kulturës së Ferizajt, e të cilët janë vazhdimësi e asaj historie të ndritshme që ka filluar që nga viti 1967 me themelimin e shoqërisë artistike "Kastriotët", i cili është emblemë dhe pjesë identifikuese e kulturës sonë kombëtare, ku do që gjenden ferizajasit për shkak se ka qenë aty ku në rrethana të ndryshme, ku nuk ka mundur të jetë politika. është në nderin e secilit kryetar që të zhvillojë marrëdhëniet e tilla kulturore, sepse në shtetet e zhvilluara politikës i paraprinë kultura, prandaj edhe unë do të punojë me përkushtim maksimal për zhvillimin e kulturës në qytetin tonë, për ta zhvilluar edhe më tepër aftësinë intelektuale, krijuese dhe kreative të të gjitha lëmive të kulturës, si pjesë përbërëse e zhvillimit të jetës dhe i ushqimit kryesor i shpirtit të secilit prej ne", është shprehur Kryetari Svarqa, duke përkujtuar dhe përmendur edhe shumë emra të cilët kanë punuar më shumë mund dhe përkushtim për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve "Kastriotët" të Ferizajt.
"Në këtë moment është shumë e rëndësishme që të përkujtojmë të gjithë ata që kanë punuar për ansamblin "Kastriotët", ose për kulturën tonë në përgjithësi në qytetin e Ferizajt, të cilët nuk janë në mesin e të gjallëve siç janë Shukri Hoxha, Hivzi Fazliu, Kadrush Stublla, Feim Jupa e ndonjë tjetër, por në veçanti duhet t’i jemi mirënjohës dhe falënderues për të gjitha ata që kanë udhëhequr këtë ansambël që nga kryetari i parë i nderuari Rexhep Rifati e deri tek kryetari i sotëm Xhevdet Shabani, të cilët dhanë kontributin të madh për këtë ansambël", ka thënë kryetari Svarqa.
Ishte ky aktiviteti i parë i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa të shtunën në tetarin e qytetit "Adriana Abdullahu, është mbajtur koncert festiv, i Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” të Ferizajt. Ku Koncert ishte organizuar me rastin e festave të fund vitit 2013. Dedikuar, familjeve të dëshmorëve, për invalidët e luftës, mërgatës së Ferizajt, prindërve e anëtarëve të ansamblit si dhe përfaqësuesve të bizneseve që ishin mbështetëse të këtij koncerti.