Të nderuar qytetarë të Ferizajt!
Në cilësinë e kryetarit të komunës, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju urojë një vit të mbarë në viti 2014 me dëshirat më të mira, për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, të miqve, shokëve, dashamirëve dhe farefiset tuaj, me dëshirë që viti që vjen, të jetë një vit më i lehtë në të cilin vit do të kontribuojnë organet komunale për lehtësimin e jetës suaj që është dëshirë, qëllim dhe obligim i çdo kryetari të komunës e në veçanti është synimi im për në vitin që po hymë.
Kam kënaqësinë që të urojë të gjithë strukturat e qytetarëve në veçanti të nxënësve dhe të studentëve. Një vit të suksesshëm për të gjithë studentët, vit të suksesshëm shkollor, duke ju krijuar mundësi dhe kushte për nxënien e dijës të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Ferizajt.
Një urim të veçantë për njerëzit me nevoja të veçanta, që do të punojmë po ashtu që t’ua lehtësojmë mjetet duke ju krijuar edhe mundësi të shumta si trotuare për lëvizje të karrocave të tyre, po ashtu ashensorë, për tu ngjitur në katet më të larta, ku do të kenë mundësi ta shijojnë jetën sikur të gjithë të tjerët.
Po ashtu një urim të veçantë edhe për familjet që kanë nevojë për ndihma sociale si dhe për humanizmin e komunës dhe të institucionit tona komunale.
Përgëzojë dhe urojë edhe njerëzit që do të jenë në detyrë në këtë ndërrim motesh të organet e pavarura të komunës sonë si: Policinë e Kosovës, FSK, si dhe shëndetësinë ata të cilët vazhdimisht do të jenë në shërbim të qytetarëve tanë që do të kenë nevojë për dorën e tyre.
Shpresojë dhe jam shumë i sigurt që viti që do të hymë do te jetë më i lehtë se vitet e kaluara për të cilin do të punojmë të gjithë bashkë me një angazhim të madh me përkujdesje maksimale duke kultivuar ndjenjën e respektit, tolerancës, mirëqenies ekonomike dhe sociale dhe të kultivimit të marrëdhënieve të ndërsjella, të marrëdhënieve të mira edhe politike edhe komunale, dhe të marrëdhënieve tona të përgjithshme kulturore.
Urime dhe gëzuar
I pari i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa, uron që të ketë sa më shumë respekt, tolerancë dhe mirëqenie të mirë për të gjithë qytetarët.