Kryetari i Komunës Muharem Svarqa, falënderoi z.Ulrich Biffar, për vizitën dhe për ofrimin e bashkëpunimit.
Ai potencoi se do të ketë takime të rregullta me ekipin monitorues të OSBE-së për Ferizajn dhe u zotua që në këtë rrafsh te jetë fleksibil dhe bashkëpunues për realizimin e mandatit të tij në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ferizajt, pa dallim, duke theksuar se transparenca do t’ju prijë proceseve të komunës.
Ndërsa, drejtori i OSBE-së Ulrich Biffar, duke ia uruar postin, i ofroi kryetarit Svarqa bashkëpunimin dhe ndihmën e tij për të gjitha çështjet e rëndësishme të ndërtimit të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Ai poashtu në emër të ekipit monitorues te Ferizajt ofroi bashkëpunim të sinqerte në secilën fushëveprimtari e cila do te shkonte në të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt pa dallim.
Ky takim i kryetarit të komunës Muharem Svarqa ishte i pari me përfaqësuesit e OSBE-së ku përveç z. Biffar u përfaqsua edhe nga zonja Sadete Tërnava-Osmani.
Në këtë takim i cili ishte takim mirëseardhës për të dy palët, janë diskutuar çështje të bashkëpunimit dhe të njoftimit të përgjithshëm fillestar, brenda mandatit të të dy palëve.