Me qëllim që këto institucione të mos ndihen të vetmuara në natën më të hareshme të vitit e cila për ta ishte ditë punë, kryetari i komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa së bashku më kryesuesin e Kuvendit të Komunës Milazim Halitin, vizitën e parë e kanë zhvilluar në Qendrën e Stërvitjes dhe Doktrinës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Majori Naim Sylejmani
Kryetari i Komunës së Ferizajt, më tej ka vizituar edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës ku është pritur nga zv.komandanti i policisë togeri, Xhavit Xhokli. Aty kryetari Svarqa ka uruar që në vitin e ri, policia e qytetit të ketë sa më pak punë dhe të kontribuojë sa më shumë në aspektin e sigurisë për komunën tonë dhe me gjerë.
Muharem Svarqa, kryetar i komunës së Ferizajt, është pritur edhe nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, Afrim Abazi më stafin e tij punues, të cilët ishin ne vendin e tyre të punës, duke trajtuar raste të shumta emergjente në këtë natë feste.
I pari i qytetit të Ferizajt, vizitën e tij, e përfundoi në spitalin rajonal ku u prit nga drejtori i këtij spitali, Gëzim Bajrami dhe gjinekologja e njohur ferizajase Shpresa Tafarshiku dhe stafi tjeter i mjekëve kujdestarë. Kryetari Svarqa më këtë rast ka dhuruar edhe një buqetë me lule për nënën e cila kishte sjellur në jetë edhe vajzën e saj të parë në ditën e fundit të vitit 2013.
Në ndërrimin e motmoteve, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku me kryesuesin e kuvendit të komunës, Milazim Halitin dhe me të tjerë ka vizituar institucionet e ndryshme publike të këtij qyteti.