Gjatë këtij takimi janë biseduar çështje të rëndësishme sa i përket çështjes se sigurisë, por edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit në mes komunës së Ferizajt dhe Policisë së Kosovës.
Në këtë takim kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të ketë bashkëpunim të mirë me policinë në mënyrë që qyteti jonë të jetë i qetë dhe pa probleme.
Nga ana tjetër drejtori rajonal i policisë së Kosovës, nënkolonel Gazmend Hoxha, ka uruar kryetarin Svarqa për marrjen e detyrës së re dhe ka thënë se do të kenë raporte korrekte në kryerjen e detyrave me të cilat do të përballen si institucione.
Ishte ky takimi i parë i kreut të komunës së Ferizajt, me drejtues të lartë të policisë për rajonin e komunës sonë.
Këtë të enjte kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa ka pritur në një takim drejtorin e Policisë Rajonale të Kosovës në Ferizaj, nënkolonel Gazmend Hoxha, zv.drejtorin e policisë kapiten Basri Shabanin si dhe zyrtarë të lartë të kësaj policie në qytetin e Ferizajt.