Në këtë konferencë kryetari i komunës Muharem Svarqa ka bërë të ditur të gjithë emrat e drejtorëve të drejtorive komunale të cilat do të udhëhiqen ekzekutivin e Ferizajt, në katër vjetët e ardhshme. Kryetari Svarqa ka bërë të ditur se nënkryetar i komunës është Xhavit Zariqi, ndërsa kryesues i kuvendit të komunës është Milazim Haliti.
Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës do të jetë Fatmir Azizi
Drejtor i drejtorisë së Infrastrukturës do të jetë Gafurr Ilazi
Drejtor i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë Xhemajl Reçica
Drejtor i drejtorisë së Arsimit, Muhamet Halili
Drejtor i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enver Halili
Drejtor i drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta
Drejtor i drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Faik Grainca,
Drejtor esh e i drejtorisë së Financave, Lirije Syla
Drejtor esh e i drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit, Mimoza Fazliu
Drejtor i drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Naim Ferati
Drejtor i drejtorisë së Gjeodezisë, Pronës dhe Kadastrit, Faruk Hyseni
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se këta emra janë këshilltarët e tij të parë, me të cilët do të realizojë programin e tij, qeverisës pas fitores që ka pasur në zgjedhjet e fundit.
“Sot unë e kam pasur mbledhjen e parë të kabinetit tim qeverisës. Në këtë mbledhje, kam kërku zbatim të detyrave me përpikmëri dhe nga personalitetin që do t’i udhëheqin këto drejtori dhe nga stafi i tyre përbërës, në kuadër të atyre drejtorive, për çka kam kërku që të gjithë sa pari të merren me vendimet , vështërsitë, problemeve dhe borgjet e trashëguara , duke u marr edhe me masat për tejkalimin e të gjitha vështërsive që përballemi në këto ditë të para”, ka thënë kryetari Svarqa.
Numri një i ekzekutivit të Ferizajt, Muharem Svarqa, nga drejtorët e drejtorive komunale, ka kërkuar nga secili që të hartojë edhe një plan qeverisës për 100 ditët e para të punës së tyre.
“Ky plan i punës do të jetë një parametër dhe një parakusht për performancën e tyre të parë qeverisëse, të cilat ne do t’i analizojmë pas 100 ditëve të para. Po ashtu në kuadër të planit qeverisës në 100 ditë e parë ne kemi kërku që të bëjmë edhe planet mujore me specifika të veçanta të cilët do t’i realizojmë edhe në programin e punës operativ. Ne kemi paraparë që çdo të hënë të kemi mbledhje konsultative të rregullta, ndërkaq çdo të premte do të kemi mbledhje ku drejtorët e drejtorive do të raportojnë për detyrat e tyre të përfunduara të marrura gjatë ditës së hënë”, ka potencuar Svarqa.
Kryetari i komunës së Ferizajt, para gazetarëve ka shpalosur edhe shumë takime që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve me zyrtare të ndryshëm vendor, por edhe ndërkombëtarë.
Numri një i qytetit të Ferizaj, Muharem Svarqa ka bërë publike këtë të hënë, emërimin e të gjithë drejtorëve të drejtorive komunale në qeverisjen e tij, katër vjeçare.