Gjatë këtij takimi kryetar i komunës Muharem Svarqa, ka thënë se ky takim është i një rëndësie shumë të madhe dhe po pret njërin nga nacional demokratët e rrallë që sot ende është gjallë.
Bajram Qykovci është i lindur me 1927 në fshatin Cërrnillë, si 17 vjeçar një djalë shtatëgjatë mobilizohet në divizionin SS në vitin 1944, ku pas gjashtë muajsh luftimesh në territorin e Malit të Zi, demobilizohet dhe pas dy- tri ditësh sërish e marrin ushtarë në Brigadën e dytë të Kosovës. Merr pjesë aktive në luftën e Ferizajt me 17 nëntor 1944. Bashkë me katër shokët e tij nga Prizreni dezerton nga kjo Brigadë dhe për dy vjet u bashkohet forcave nacionaliste që operonin në gjithë territorin e Kosovës.
Në luftën e Ferizajt të 2 dhjetorit 1944, merr pjesë si pjesëtarë i brigadës së dytë dhe bashke me katër shokë e denoncojnë si sabotues dhe dënohet me pushkatim me 5 janar 1945.
Në rrugë e sipër duke i quar në shtabin e Brigadës në Shtërpcë, ik bashkë me katër shokët që të mos pushkatohet të nesërmen.
Dhe kështu për dy vjetësh bëhet shokë lufte me Qazim Bajraktarin, Njazi Alishanin, Ukë Sadikun , Gjon Serreçin dhe Adem Gllavicën.
Bajram Qykovci është i vetmi që ka mbetur i gjallë si pjemarrës i Kongresit të tretë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Nga kongresi i saj i trete i mbajtur në Lipovicë (Blinajë), 25 korrik 1946 në të cilin referatin kryesor e ka mbajtur Gjon Serreçi dhe Ajet Gërguri, dy figura qindore të kësaj lëvizje.
Prej vitit 1947 që të ju shmanget torturave të përditshme të sigurimit të setit komunist dhe OZN-a, shpërngulet në Shkup ku jeton deri më sot. Pas çlirimit të Kosovës, për çka në kohën e tij dha një kontribut të çmueshëm pjesën më të madhe të jetës e kalon edhe në Kosovë, nëpër miq e dashamirë dhe është pjesëtar aktiv i të gjitha takimeve që mbahen të së djathtës shqiptare.
Këtë të martë, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim veprimtarin e luftës nacional çlirimtare Bajram Qykovcin .