Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa në bashkëpunim me USAID-in amerikan, organizon takim informues me studentët ferizajas, për ata që dëshirojnë që studimet master t’i kryejnë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Takimi mbahet me 21 janar 2014 ( e martë), duke filluar nga ora 14:00, në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.
Të gjithë të interesuarit, mund të marrin pjesë në këtë takim, ku zyrtarë të USAID-it, do t’ju njoftojnë lidhur me procedurat e mëtutjeshme, rreth konkursit publik.
Ardhja juaj na nderon!
Me respekt, Muharem Svarqa,
Kryetar i Komunës së Ferizajt