Këtë të marte, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij ka pritur një delegacion të Odes Ekonomike Indo-Kosovare (IKCOC), të kryesuar nga Anil Mishra.
Gjatë këtij takimi tepër të rëndësishëm për komunën e Ferizajt, është diskutuar për trendet e ndryshme të bashkëpunimit mes kësaj ode dhe komunës sonë.
Një ndër temat kryesore të takimit, ka qenë ndërtimi i një qendre tregtare për nevojat e shteteve ballkanike me seli në Ferizaj, një qendër të quajtur “Indian mall” dhe që do të përfshihen edhe investimet infrastrukturore.
Temë tjetër e këtij takimi ka qenë edhe ndërtimi i një spitali të syrit për nevoja të regjionit, pastaj për investime të tjera si në fushën e bujqësisë dhe biznesit.
Sa i përket ndërtimit të spitalit do të jetë e përfshirë edhe gjithë infrastruktura e një mësimi akademik dhe përfaqësim të dijeve për nevojat e spitalit në drejtimin e oftalmologjisë duke përfshirë edhe specializime të kësaj fushe.
Pritet që ka fundi i këtij muaji të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe Odes Ekonomike Indo-Kosovare. Në këtë takim kanë marr pjesë edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga kjo odë.
Në këtë takim, mori pjesë kryetari Muharem Svarqa, nënkryetari i komunës Xhavit Zariqi, drejtoresha e Financave Lirije Syla si dhe drejtori i Infrastrukturës, Gafurr Ilazi.