Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ka thënë se teme kyçe e këtij takimi ishte bashkëpunimi i komunës sonë me këtë organizatë, lidhur me një projekt i cili ka të bëjë me ofrimin e një trajnimi që ka të bëjë kryesisht me nxënësit të cilët shkollimin e tyre po e kryejnë në Qendrën e Kompetencës, por edhe infermieret e qytetit tonë.
Ky projekt do të kushtojë rreth 400 mijë euro ku komuna do të participojë se bashku me organizatën GIZ.
Në këtë trajnim do të përfshihen mbi 20 nxënës, dhe ky shkollim për ta do të jetë më standardet evropiane sepse një pjesë të shkollimit do ta kryejnë edhe në Gjermani.
Profilet në të cilat ata do të shkollohen do të jenë kryesisht në leminë e stomatologjisë si dhe një pjesë e nxënësve këtë trajnim do ta kryejnë për të punuar edhe në shtëpitë e pleqve që parashihet të bëhen edhe në Kosovë.
Këta nxënës kanë të drejte edhe punë në Gjermani.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të enjte ka pritur në një takim drejtues të organizatës GIZ, të kryesuar nga Christoph Heil.