Në organizim të OSBE-së grupi i grave të Ferizaj, mbajti mbledhjen e parë për këtë vit. Qëllimi i takimit ishte rikompozimi i grupit me anëtaret e reja të Kuvendit të Komunës dhe vlerësimi i situatës së barazisë gjinore në komunë.
Pas diskutimeve të shumta grupi u grave u pajtua me planit të punës. Po në këtë mbledhje grupi zgjedhi për kryesuese Arta Tahirin dhe zëvendëskryesuese Kristina Gashin.
Grupi miratoi edhe bordin e grupit prej pesë anëtarësh, i cili do të ketë takime te rregullta tematike dhe do te raportoje për zhvillimet dhe aktivitetet pas bërjes se planit te punës.
Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i komunës, Muharem Svarqa, dhe i dha mbështetje të fuqishme grupit të grave duke thënë se ka besim të plotë në kapacitetin e grave për proceset vendimmarrëse.
Zyrtarja e OSBE-së, Sadete Tërnava-Osmani e cila menaxhon projektin për grupin e grave në vendimmarrje i ftoi gratë të aktivizohen, punojnë dhe ndryshojnë gjendjen e përfaqësimit të gruas në nivelin lokal. Ajo ofroi bashkëpunim duke thënë se zyra e OSBE-së, është përherë e hapur për bashkëpunim dhe zhvillimi të agjendës për të pasur me shumë gra lidere.
Grupi i grave po ashtu u pajtua se çdo muaj do të mbaj mbledhjet e rregullta, ku do të diskutohen çështje të ndryshme sa i përket femrës në shoqëri.
OSBE-ja, këtë të martë mblodhi gratë asambleiste të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të mbajtur takimin e parë me qëllim që të rikomozimit të grupit të grave.