Në këtë takim, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së i ka njoftuar lidhur me objektivat e tij për mandatin e tij katër vjeçar, por natyrisht edhe për funksionimin e komunës gjatë këtyre muajve.
Nga ana tjetër, kryetari i OVL-së së UCK-së Nazmi Krasniqi, ka uruar kryetarin Svarqa për pozitën e të parit të komunës, duke i uruar suksese në kryerjen e detyrës së tij të punës.
Kryetari i OVL-së Nazmi Krasniqi, kryetarin Svarqa e ka njoftuar edhe për gjendjen të cilën jetojnë veteranët e luftës të komunës së Ferizajt.
Në fund të dyja palët janë dakorduar që te kenë një bashkëpunim të mirë në të ardhmen në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të premte ka pritur në një takim, kryetarin e Organizatës së Veterinave të Luftës, në Ferizaj, Nazmi Krasniqin me bashkëpunëtorë të tjerë.