Numrin një i komunës së Ferizajt,Muharem Svarqa, përfaqësuesit e LMT-së i ka njoftuar me zhvillimet e fundit në komunën tonë, por edhe për projektet e shumta që po realizohen në Ferizaj.
Ai gjatë këtij takimi lamtumirës togerit Amstron i ka uruar shëndet dhe suksese edhe në të ardhmen.
Ndërsa, togerit të ri i KFOR-it përkatësisht LMT-së i ka uruar mirë se ardhje duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë.
Me këtë rast edhe përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë se bashkëpunimi në asnjë mënyrë nuk do të mungojë mes komunës, por edhe KFOR-it.
Kryetari i komunës së Ferizajt,Muharem Svarqa, këtë të martë ka pritur përfaqësues të KFOR-it amerikan ose më saktë përfaqësuesit e LMT-së.