Sipas PDK-së të Ferizajt, shefi i protokollit të kryetarit të Ferizajt, Muharem Svarqa dhe shoferi i tij po mbahen në mardhënie pune, pa iu nënshtruar procedurave të rekrutimit të stafit civil.Kësaj akuze i është përgjigjur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa i cili ka thënë se apsukutisht asgjë nuk ka vepruar kundër Ligji për Vetqeverisje lokale.
Kryetari Svarqa, ka thënë se lidhur me këtë ka shikuar të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe se më këtë ka dashtë tu ik duplifikimit të këtyre vendeve të punës.
"Në këto vende pune i kam përzgjedhur njerëzit e mi si staf teknik në bazë të Ligjit mbi Vetqeverisjen Lokale dhe në bazë të asaj të drejte që ma jep neni 58 paragrafi F i këtij ligji dhe natyrisht jam konsultue me sekretarin pemanent të MAPL-së.Është një veprim që nuk e kam bërë kundër ligjit.Këtë staf unë natyrisht që do ta marr me vete kur të përfundoj mandatin." ka thënë Svarqa.
Kryetari i Ferizajt, Svarqa ka vënë në dukje se ligji i mundëson edhe përzgjedhjen edhe të një asistenti ekzekutiv, por që këtë nuk po e bënë për shkak të buxhetit.
"Unë nuk kam dashtë me rendue buxhetin, kam përzgjedhë dy zyrtarë komunal në pozitat e drejtorëve si staf politik dhe në vendin e tyre kam sjell këta dy zyrtarë si stafë teknik" ka thënë kryetari i Ferizajt, Muharem Svarqa.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.