
“Natyrisht që të ofrojë shërbime efikase dhe shumë të shpejta, për të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt, dhe ky element ose ky projekt vetëm se ka filluar të zbatohet edhe tash qytetarët e Ferizajt për sa i përket pajisjes me dokumente të cilat janë në kompetencë të kësaj drejtorie, ka arritur që të zbatojë me përpikshmëri dhe tashme kemi edhe një përgëzim nga ana e qytetarëve për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe korrekte dhe po besojmë që ky plan do të ketë i zbatueshëm deri në fund të mandatit”, është shprehur Ferati.
Po ashtu drejtoria e Administratës së Përgjithshme ka edhe plane të tjera. Njëri prej tyre është edhe pranimi i kërkesave nga ana e qytetarëve përmes rrjetit të internetit, kërkesa këto kryesisht nga mërgatë që kanë të bejnë me dokumente identifikimi.
“Kemi një numër të mërgatës sonë të cilët kanë kërkesa për t’u pajisur me këto dokumente, dhe ne kemi fillu vetëm se t’ju përgjigjemi. Brenda kësaj kohe kemi pasur raste një nga Kroacia dhe nga shtet evropiane dhe ju kemi përgjigjur pozitivisht kërkesave të tyre dhe ato kërkesa janë aprovuar dhe dokumenti i është dërguar përmes postes elektronike”, ka thënë Ferati.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në kuadër te menagjimit ka edhe shërbime të tjera siç janë shërbimet e përbashkëta . Drejtori Ferati, ka thënë se është tejet i kënaqur me punën e cila është duke u bërë për shkak të asaj se është arritur që të ketë edhe ulje te shpenzimeve dhe sipas tij kjo tregon një qeverisje efikase.
“Po ashtu kemi edhe zyret e vendit të cilët janë bërë shumë funksionale dhe nuk kemi asnjë problem sa i përket ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe ato shërbime janë në nivelin e duhur”, tha Ferati.
Por ajo e cila tashmë shqetëson drejtorin e drejtorisë së Administratës së Përgjithshme është fakti i borgjeve të trashëguara nga ish pushteti i kaluar i cili do të shkaktoje edhe telashe të shumta.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, Naim Ferati, ka filluar tashmë punët edhe në bazë të planit të paraparë.