Drejtoria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Ferizaj ka filluar me procedurat e ndarjes së subvencioneve për fermerë të kësaj komune. Shuma e dedikuar për subvencione, e ndarë nga buxheti i kësaj drejtorie është 220 mijë euro. Drejtori i drejtorisë së bujqësisë në Ferizaj, Xhemajl Reçica, tha se shpërndarja e këtyre mjeteve do të bëhet në perimkulturë, blegtori, bletari dhe mbrojtje të bimëve.
Siç tha Reçica, tenderimi për këtë projekt tashmë ka mbaruar dhe se nga sot është shpallur konkursi për përfitim serrash,e cili do të jetë i hapur deri më 7 mars. Pas kësaj date,siç shtoi ai, drejtoria do të formojë një komision prej tre anëtarësh,i cili do të dalë në vendin ku është ngritur objekti,për të përzgjedhur ata që plotësojnë kriteret. Gjithashtu, në kuadër të subvencioneve, do të jenë edhe 50 përfitues në bletari.
Po ashtu është bërë e ditur se subvencione gjatë këtij viti do të ketë edhe në blegtori por edhe për fermerët në gururë dhe në misër.
Ndryshe, drejtues të autoriteteve të bujqësisë në Ferizaj tha se presin që fermerët dhe bujqit të ndahen të kënaqur nga këto përfitime.
Komuna e Ferizajt, përkatësisht, drejtoria e bujqësisë do të bëjë subvencionimin e 10 fermerëve për ngritjen e serrave me një sipërfaqe prej 512 metra katror.