Numri një i qytetit të Ferizajt,Muharem Svarqa, të martën mbrëma është takuar me futbollistin Lum Rexhepi, i cili aktulisht luan për ekipën FC Honka në Finlandë, ndërsa nesër do të luajë për Kombëtarën e Kosovës, në ndeshjen miqësore me Kombëtarën e Haitit. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se ky futbollist me një eksperiencë të madhe që ka, do të shënohet edhe në historinë e qytetit të Ferizajt.
"Kjo ngjarje është historike, ndërsa edhe Ferizaj, përmes futbollistit ferizajas Lum Rexhepi, do të shënohet në këtë histori. Për mua ishte kënaqësi shumë e madhe që takova Lumin", ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se çdo herë do të përkrahë sportist me prespektiva të tilla.
Ferizajasi Lum Rexhepi që aktualisht jeton në Finlandë, rrjedh nga një familje ferizajase sportive, është djali i Afrim Rexhepit, hendbollist i isht Borcit dhe i cili ka luajtur edhe në reprezentacionin e ish Jugosllavisë.
Lum Rexhepi në Finlandë, luan për ligën e parë të "FC Honka" së bashku edhe me ferizajasin tjetër Shpend Qerimin, djalin e ish hendbollistit ferizajas Besim Qerimi.
Gjatë vizitës që i bëri kryetari Svarqa, futbollistëve të Kombëtarës së Kosovës, që ishin të vendosur në hotel Emerald ka takuar edhe futbollsitë të tjerë të cilët lujanë për ekipe të ndryshme në Gjermani në mesin e tyre edhe Enis Bunjakun dhe Julian Bibelaj
Në ndeshjen e nesërme me Kombëtarën e Haitit do të lujanë këta lojtarë:Samir Ujkani (Palermo), Kushtrim Mushica (Prishtina), Julian Bibelaj (Eintracht Frankfurt), Avni Pepa (Sandnes), Lorent Sadiku (Helsingborg), Lum Rexhepi (Honka), Shkodran Metaj (Emmen), Ardian Gashi (Helsingborg), Anel Rasakn (Sandnes), Fanel Prededaj (Energie Cottbus), Enis Alushi (K’lautern), Liridon Krasniqi (Fethiyespor), Kristian Nushi (St. Gallen), Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt), Faton Toski (FSV Frankfurt), Shpëtim Hasani (Orebro), Flamur Kastrati (Stromgodset), Albert Bunjaku (K’lautern), Ilir Azemi (Greuther), Alban Bunjaku (Sevilla), Bersant Celina (City).
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, në vigjilje të takimit të parë ndërkombëtar që e zhvillon nesër Kombëtarja e Kosovës, nesër në Mitorvicë me Kombëtaren e Haitit, ka takuar edhe ferizajasin Lum Rexhepin i cili aktulisht jeton në Finlandë.