Menjëherë pas nënshkrimit te këtij memorandum mirëkuptimit, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa ka thënë se ky memorandum bashkëpunimi ka të bëjë me shëndetësinë.
“ Është hera e parë që është bërë një marrëveshje e tillë me ndonjë Komunë të Kosovës dhe ne shpresojmë dhe besojmë që të jemi një model i mirë i bashkëpunimit për t’i hapur rrugë UNDP-së edhe nëpër komunat tjera”, ka thënë kryetari Svarqa, duke thënë se në këtë takim janë biseduar edhe çështje të tjera .
Ndërkaq përfaqësuesja e UNDP-së ka thënë se do të pret një bashkëpunim të suksesshëm me Komunën e Ferizajt.
“Do të bashkëpunojmë shumë më drejtorinë e Shëndetësisë dhe drejtorin e Spitalit, dhe do të vazhdojmë tutje të diskutojmë edhe shumë çështje të tjera dhe do të mundohemi që të gjejmë një zgjidhje në fund të këtij aktiviteti dhe në fund do të kemi edhe listën e rekomandimeve për të cilat komuna do të shikojë ti implementojë vetvetiu”, tha ajo.
Kjo është marrëveshje e parë e nënshkruar mes Komunës së Ferizajt dhe UNDP-së.
Kreu i Komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të premte ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.