Komuna e Ferizajt do ta ketë përkrahje në riintegrimin e personave të riatdhesuar
15/04/2014 00:00
Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje në mesin e tyre ishte çështja e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Menjehër pas këtij takim, kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë ka thënë se Komuna e Ferizajt, po bën përpjekje maksimale për riintegrimin e këtyre personave, duke përmendur edhe problemet të cilat janë shfaqur si pasojë e mungesave të ndryshme infrastrukturore dhe mungesave të adaptimit të këtyre personave.
"Për fat të keq pesë prej tyre sërisht kanë marr rrugën e mërgimit, por është fat që na gëzon që në katër raste ne kemi bashkëpunuar dhe kemi përkrahur iniciativat për projekte në bizneset e tyre. Vetëm në vitin 2014 janë riatdhesuar 7 persona , pesë ashkali dhe dy shqiptar. Gjithsesi ne do të punojmë që të jemi pjesë e të gjitha proceseve për riatdhesimin e qytetarëve tanë të cilët sa më shumë që të lëvizin jashtë Kosovës vështirësojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE" ka thënë Svarqa
Kryetari Svarqa e ka vlerësuar përkrahjen e ministres Çitaku në themelimin edhe të Drejtorisë për Integrime, por që në të njëjtën kohë ka kërkuar edhe themelimin edhe të një drejtorie për diasporën.
"Unë e mendoj se funksionimin i këtyre proceseve përmes zyrave është shumë i pamjaftueshëm për kërkesat që ka Ministria për Integrime, e cila është pjesë përbërëse e të gjitha proceseve që e shpijnë Kosovën në BE”, ka thënë Svarqa.
I pari i Ferizajt, Muharem Svarqa, është shprehur mirënjohës ndihmës që përmes bursistëve të BE-së të përfitoj Ferizaj, ndërsa ka paralajmëruar mundësinë e rishikimit të pronave komunale dhe ndarjes së tyre për të riatdhesuarit sepse pjesa më e madhe e tyre janë pa pasuri të patundëshme.
Nga ana tjetër ministria Citaku, ka thënë se mungesa e pronave komunale po u sjell probleme të gjitha komunave në procesin e riintegrimit të personave të riathedhsuar. Ky konstatim, sipas saj ka ardhur pas takimeve që ka pasur me kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët edhe ka ngritur këtë shqetësim. U bë e ditur se komunat do ta kenë përkrahjen e Qeverisë, që një numër i pronave shoqërore të kaloj në menagjimin e komunave, ngase mungesa e tyre po ndikon në zhvillimin e komunave.
"Diskutuam edhe për menagjimin e pronës komunale dhe asj që quhet pronë shoqërore .Një ndër vërejtjet që kam marrë nga të gjithë kryetarët e komunave që kam vizituar është mungesa e pronave komunale dhe unë e sigurova kryetarin që do të ketë mbështetjen e Ministrisë që unë drejtoj dhe Qeverisë së Kosovës, që një numër i konsiderueshëm i këtyre pronave të kaloj në menagjim të komunave, sepse mungesa e pronës ndikon edhe zhvillimin socio-ekonomik të komunave" theksoi ministrja Vlora Çitaku.
Ministria Çitaku, pas takimit me kryetarin Svarqa, ka thënë se agjenda evropiane është agjenda më konsensuale në Kosovë. Në këtë pikë, sipas saj, nuk ka dallime politike, ideologjike apo të natyrave tjera. Çitaku është shprehur tejet e kënaqur me punën që ka demonstruar komuna e Ferizajt në përmbushjen e obligimeve krahas procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Çitaku ka thënë se vitin e kaluar në komunën e Ferizajt janë riatdhesuar 367 persona dhe shumica prej tyre kanë përfituar nga fondi për integrimin e personave të riatdhesuar.
"Unë pres që ky lloj bashkëpunimi të vazhdoj. Po ashtu i solla kryetarit CV-it e bursistëve të rinj të cilët kanë përfunduar shkollimin e lartë në vendet e BE-së dhe tani ata janë të obliguar që të punojnë për institucionet e Kosovës. Shpresoj që në mesin e tyre të ketë të rinj edhe nga Ferizaj, të cilët do të mund të ishin në shërbim të forcimit të kapaciteteve të administratës të komunës që ju drejtoni" ka thënë Çitaku
Për më tepër, minstrja Çitaku ka shtuar se me kryetarin Svarqa është biseduar edhe për mënyrat më të mira për përftimin nga fondet e KE-së për zhvillimin e komunave.
"Janë ri lloj të fondeve që kapin në total vlerën e 18 milion eurove dhe unë e ftova kryetarin që bashkarisht me stafin teknik të Ministrisë të Integrimeve të punojmë në hartimin e projekteve në mënyrë që komuna të përfitoj më shumë." ka pohuar ministrja për Integrim, Vlora Çitaku.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i Administratës së Përgjithshme njëherësh zëdhënësi i komunës Naim Ferati, këtë të martë kanë pritur në një takim ministren e integrimeve Evropaine Vlora Çitaku.