Organizuar nga ekipi i OSBE-se e kryesuar nga Sadete Ternava Osmani, ne bashkëpunim me zyrën komunale për barazi gjinore dhe në bashkëpunim me sektorin e rinisë të Komunës së Ferizajt, këtë të enjte është mbajtur një takim me nxënësit e shkollës së mesme “Elena Gjika” në Ferizajt.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por temë kyçe e takimit ishte barazia gjinore, konkretisht pozita e femrës në shoqëri.
Të rinjtë kanë ngritur çështje të shumta në këtë diskutim, ku kanë prekur tema nga më të ndryshmet që lidhen kryesisht me femrat.
Të rinjtë ferizajas, këtë të enjte kanë trajtuar tema të shumta sa i përket pozitës së femrës në përgjithësi.