Edhe pse është Drejtori e sapo formuar, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Mimoza Fazliu, po punon me përkushtim shumë të madhe që të përfundojë punët e saja në kuadër të planit dinamik. Ajo me marrjen e detyrës së re si fokus i saj në 100-ditët e para ka qenë aplikimi me projekte në të gjitha Institucionet relevante si në IOM, AZHRE, IPA etj. Në të njëjtën periudhë poashtu ka pasur edhe takime të shumta me biznesmen dhe investitorë të mundshëm.
“Gjatë kësaj periudhe kemi aplikuar ne 14 projekte me donatorë, kryesisht fonde të Bashkimit Evropian përmes AZHRL-së, IOM-it dhe IPA etj. Aplikimi në grantete e BE-së për Zhvillim Ekonomik të Qendrës regjionale të turizmit, aplikimi në tri projekte në programin “Kosova e Bukur”, pastrimi i lumit Nerodime (fshatrat Muhovc, Talinovc, Sazli projekt ky që kap vlerën prej mbi 190 mijë euro, rregullimi i oborrit dhe rrethojës së Gjimnazit ‘Shaban Hashani” me një vlerë prej mbi 170 mijë euro, rregullimi i rrethojës së varrezave në fshatin Dubravë që kap shumën mbi 100 mijë euro”, ka thënë drejtoresha Fazliu.
Ajo ka theksuar se tashmë ka bërë edhe dorëzimin e listës për konferencën me donatorë në Agjencionin Zhvillimor Lindje.
“Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Bablak në vlerë prej 4.500.000 euro, ndërtimi i shkollës së mesme të muzikës dhe artit që kap shumën rreth 958 mijë euro, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Gurëz me vlerë rreth 21 mijë euro, salla e koncerteve me një vlerë prej 3.200.000 euro, ngritja e 20 stallave për dele me kapacitet prej 200 krerësh me vlerë 2.541.640 euro, rregullimi i hekurudhës 19.000.000 euro”, ka pohuar Fazliu.
E para e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në Ferizaj, Mimoza Fazliu, ka thënë se ka aplikuar edhe me katër projekte në fondet IPA( Programin Komunal për infrastrukturë ekonomike dhe sociale dhe programin për zhvillim ekonomik regjional, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal).
“Këtu kemi aplikuar me projektin e përkrahjes së fermerëve për ngritjen e pemishteve me mjedra me vlerë 51 mijë euro, ku në këtë projekt Komuna e Ferizajt është lidere, ndërsa Komuna e Vitisë partnere. Për projekte komunale kemi aplikuar, rregullimi i rrugëve bujqësore nga fshatin Muhovc deri në fshatin Sazli me vlerë 66.321 euro, ndërtimi i ambulantes në fshatin Zaskok me vlerë 146.000 euro, instalimi i ndriçimit publik të disa rrugë: Rr.Mustaf Goga, Rr.Besim Rexhepi, Lagjja Matoshi, Rr.Cen Dugolli, Rr.Latif Hasani, Rr.Naim Beka, 148.200 €”, tha Fazliu.
Në këtë konferencë për gazetarë, drejtoresha Fazliu, ka folur edhe për Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, ku ka theksuar se që nga viti 2000 janë regjistruar 9855, ndërkaq vetem gjatë këtij viti janë regjistruar 292, ndërsa është bërë edhe shuarja e 27 bizneseve.
Në konferencën e sotme për gazetarë, drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Mimoza Fazliu, ka treguar për rezultat e kësaj drejtorie.