Në këtë gurëthemel morri pjesë, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, nënkryetari Xhavit Zariqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Milazim Haliti,drejtues të Komunës së Likovës së Maqedonisë, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta si dhe drejtues të subjekteve politike
Me këtë rast kryetari i komunës Muharrem Svarqa, ka thënë se kjo shtatorë po vihet në nderim dhe përkujtim të dëshmorit Afrim Kalanica, akt me të cilin ne po e përjetësojmë deri në përjetësi figurën e tij e cila tashmë po shndërrohet edhe në bronze.
“Si një nga minimumet e mundshme që ne të gjallët, mund të bëjmë për të vdekurit, që u flijuan dhe u sakrifikuan për lirinë tonë, me të cilën ne që kemi mbet në këtë botë do të punojmë me përkushtim maksimal për të realizuar të gjitha synimet dhe amanetet e dëshmorëve dhe ajo që, ne po bëjmë është ma e vogla që mund të bëjmë”, ka thënë Svarqa, duke theksuar se kjo që po bëhet po bëhet për të funksionalizuar lirinë dhe për ti dhënë kuptimin lirisë, ëndërr kjo e të gjithë dëshmorëve të rënë dhe të gjitha gjeneratave.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Likovës nga Maqedonia Sadullah Duraku, ka thënë se ky gurthemel është shumë i rëndësishëm për të gjithë, por veçanërisht për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.
Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, i cili ka folur për veprën e dëshmorit Afrim Kalanica.
Të pranishmit i ka përshëndetur në emër të familjes Vehbi Kalanica babi i dëshmorit Afrim Kalanica.
Këtë të mërkurë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është vënë gurëthemeli për dëshmorin e kombit Afrim Kalanica.