Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se në kuadër të planit të tij të punës e ka edhe takimet e shpeshta me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara, për të parë nevojat , shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
“Po mundohem që t’i ndihmojë të gjithë, unë kam ndihmuar edhe dy shoqatat tjera Handikos dhe Hendifer në Ferizajt, por edhe njërin nga anatërt e shoqatës suaj. E di se kërkesa kryesore e kësaj kategorie përveç plotësimit të nevojave elementare për jetës, është edhe mundësia a punësimit të të gjithë atyre që ndihen të gatshëm për të bërë ndonjë punë”, tha kryetari Svarqa, duke theksuar se këtë kategori vazhdimisht do ta përkrah.
Nga ana tjetër drejtori i kësaj shoqatë Gëzim Abazi, ka shtruar një varg kërkesash para kryetarit Svarqa, njëra ndër to ishte edhe punësimi i personave më aftësi të kufizuara, si dhe krijimi i të gjitha mundësive që këta persona të kenë edhe qasje nëpër të gjitha institucionet, por edhe nëpër rrugët e qytetit.
Në fund të dyja palët u pajtuan se do të ndërmerren hapat e nevojshëm që kjo kategori të jetë e barabartë me të gjithë të tjerët.
Këtë të martë, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim drejtorin e shoqatës “Handicap Kosova” Gëzim Abazin, me bashkëpunëtorët e tij.