Përveç qendrës kryesore të mjekësisë familjare nga mbrëmë edhe qendra 2 e mjekësisë familjare do të jetë e hapur 24 orë në shërbim të pacientëve.
Mjekët dhe stafi drejtues thanë se e kanë funksionalizuar një shërbim të tillë për ta afruar mjekun sa më afër qytetarëve. U tha se qendrat e mjekësisë familjare po funksionojnë me sfida të shumta dhe mungesë barnash edhe pse ditëve te fundit është zbutur pak ky problem.
Edhe pacientët e kanë mirëpritur funksionalizimin e kujdestarisë për pjesën lindore të qytetit duke treguar përvoja të shpeshta kur nuk kanë mundur të arrijnë shpejt te mjeku.
Megjithë kujdestaritë e mjekëve në dy qendrat e mjekësisë familjare, shëndetësisë ferizajase ende është duke i munguar një shërbim emergjent profesional. Drejtues të QKMF premtuan se brenda pak ditësh pritet të funksionalizohet qendra emergjente e cila do të ofrojë hapësirë dhe shërbime moderne për nevojat e pacientëve.
Përveç qendrës kryesore të mjekësisë familjare nga mbrëmë edhe qendra 2 e mjekësisë familjare do të jetë e hapur 24 orë në shërbim të pacientëve.