Ferizajasit Behar Hyseni dhe Drijon Hasani, nxënës të klasës XI të kolegjit “Mehmet Akif”, kanë dalë të parët në garën ndërkombëtare shkencore ISPrO, që u mbajt nga 4 deri më 9 maj në Xhakarta të Indonezisë.
Ata u shpallën më të mirët e më të mirëve duke marrë pjesë në garat e kimisë. Me projektin e tyre: “Heqja e monoksidit të karbonit duke përdorur hemoglobinën si biofilter“.
“Ishte një nder i madh për ne që prezantuam Kosovën në olimpiadën e organizuar nga Ministria e Arsimit e Indonezisë”, tha Behar Hyseni, pas kthimit me medalje të artë nga Xhakarta.
“Ditën e parë, askush nga pjesëmarrësit nuk kishte njohuri për Kosovën. Nga shpjegimet tona, ata mësuan shumë gjëra për vendin tonë. Besoj se kjo ishte puna më e madhe që bëmë gjatë pjesëmarrjes në këtë garë diturie”, shtoi Drijon Hasani.
Në garën e dijeve shkencore në Xhakarta morën pjesë mbi 30 vende të botës.