Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i ka marrë sot me shqetësim zërat se nga dera e zyrës së deputetëve në ndërtesën e Komunës së Ferizajt është zhdukur tabela me emrat e deputetëve.
Kryetari Svarqa dhe drejtori i administratës, Naim Ferati, duan ta sqarojnë publikun se nuk kanë të bëjnë fare me këtë veprim, për të cilin kanë marrë vesh nga asistentja e deputetëve që kujdeset për këtë zyrë dhe kanë shfaqur interes për të ditur autorin e këtij veprimi.
Kryetari i Ferizajt dhe drejtori i administratës së kësaj komune, dëshirojnë të theksojnë mbështetjen e tyre për funksionimin e zyrës së deputetëve ferizajas. Ata duan të besojnë se heqja e tabelës me emrat e deputetëve nga dera e zyrës, është veprim i rastësishëm i ndonjë personi të papërgjegjshëm.
Kryetari Svarqa, me këtë rast, përgënjeshtron të gjithë zërat se heqja e tabelës me emrat e deputetëve ferizajas është një lloj paralajmërimi për mbylljen e kësaj zyreje.
Ferizaj, 8 korrik 2014
Kryetari i Ferizajt
Muharrem Svarqa
Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i ka marrë sot me shqetësim zërat se nga dera e zyrës së deputetëve në ndërtesën e Komunës së Ferizajt është zhdukur tabela me emrat e deputetëve.