
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se armët janë mjete të rrezikshme kur gjenden në duar të gabuara, prandaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos i mbajnë ato pa leje dhe të mos i përdorin në festa familjare.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrm Svarqa.
Asgjësimin e armëve ilegale e ka mbështetur edhe Programi i kombeve të bashkuara për Zhvillim UNDP. U tha se që nga viti i kaluar Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 1.500 armë të vogla dhe të lehta dhe se një punë e ngjashme do të bëhet në vazhdimësi.
Në ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, shkatërroi sot afër Ferizajt mbi 700 armë të lehta, të cilat ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë operacioneve të kontrollit. Me këtë rast u tha se ndër këto armë ka të tilla që janë përdorë nëpër kremte dhe festa familjare, por edhe armë të përdorura në vepra kriminale.