9-vjeçari Engjëll Berisha nga Ferizaj, përveç disa çmimeve që fitoi në Kosovë në fushën e modelimit, rrëmbeu edhe vendin kryesor në një event bukurie, i mbajtur në Bullgari. Engjëlli u kthye atje me titullin Little Mister Planet 2014. Arriti të fitojë këtë çmim në një garë ku merrnin pjesë 38 fëmijë të shteteve të ndryshme.
Për ta uruar Engjëllin për këtë sukses, atë e priti në takim kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa. Ai tha se asnjëherë nuk do të mungojë përkrahja institucionale për të rinj të zotë si Engjëlli.
E misteri i vogël i planetit 2014, Engjëll Berisha, tha se për të është nder i madh të përfaqësojë Kosovën në ngjarje të tilla dhe aq më mirë kur kthehet me këso çmime.
Ai që Engjëlli e ka në cdo kohë pranë, babai i tij Urani theksoi se akoma pa arritur në Kosovë nga Bullgaria, Engjëllit i kanë ardhur oferta për të marrë pjesë në gara bukurie nëpër botë.
Përveç modelimit, Engjëll Berisha luan bukur edhe në kitarë. Është nxënës i shkollës “ Tefik Canga” në Ferizaj.