Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa, për të tetën herë me rradhë ka filluar të mbahet kampingu veror "Jezerci 2014".
Në grupin e parë të fëmijëve janë përfshirë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së. Në këtë kamping janë të përfshirë fëmijët nga mosha 12 deri në 16 vjeçar.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Enver Haliti, i cili të pranishmit i përshëndeti në emër të kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vlerësuar tejet lartë kontributin që kanë dhënë të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në hapje të këtij kampingu morri pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Ferizaj, Fatmir Azizi.
Ndërkaq Bashkim Haxhimusa, organizatorë i këtij kampingu për tetë vjet radhazi, ka treguar ecurinë e këtij kampingu, duke theksuar se ky kamping është shumë i mirëseardhur për të gjitha moshat.
Është bërë e ditur se fëmijët në këtë kamping do të jenë nën mbikëqyrje të profesorëve të cilët kanë përgatitur edhe plan programin e tyre.
Në hapjen e këtij kampingu u shfaq edhe një program i pasur kulturo artistik i përgatitur nga fëmijët pjesëmarrës.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt,Muharrem Svarqa, për të tetën herë me rradhë ka filluar të mbahet kampingu veror "Jezerci 2014".