Disa kompjuterë , skanerë , printer dhe pajisje të tjera teknologjike i janë dhuruar sot drejtorisë së Kulturës në Ferizaj për t’i shpërndarë ato në disa sektorë të saj.
Mjetet e dhuruara kanë qenë në shërbim të forcave të KFOR-it francez ndërsa, dhënia e tyre për institucionet e Ferizajt është mundësuar nga një organizatë franceze e cila edhe më herët ka ndihmuar në Ferizaj.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Enver Haliti, tha se të gjitha organizatat dhe institucionet e kësaj fushe edhe pse të vjetruara mjetet e punës i kanë të mjaftueshme, por hapësira e punës është e pamjaftueshme për të gjitha aktivitetet.
Me rishikim e buxhetit për 6 mujorin e dytë të këtij viti në sektorin e Kulturës janë paraparë vetëm 10 mijë euro për renovimin e tualeteve në qendrën e Kulturës, ndonëse nevojat vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha në këtë fushë.
Disa kompjuterë , skanerë , printer dhe pajisje të tjera teknologjike i janë dhuruar sot drejtorisë së Kulturës në Ferizaj për t’i shpërndarë ato në disa sektorë të saj.