Të gjitha objektet e ndërtuar pa leje do të fillojnë të trajtohen tani dhe do të legalizohen ose rrënohen pas shkurtit të muajit të ardhshëm. Kështu tha sot në konferencën për medie drejtori për Urbanizëm Faik Grainca i cili raportoi për punën 6 mujore të këtij dikasteri. Ai e ka pranuar se ka shumë objekte që nuk kanë leje por ka ftuar qytetarët që të kompletojnë dokumentacionin për legalizim në mënyrën se si e përcakton ligji i cili është në fuqinë nga Janari i këtij viti.
“Ne jemi duke i pritur hartat nga Agjencioni i Kadastrit, hartat ortografike ne të cilat është i incizuar qyteti i Ferizajt dhe jemi te obliguar që në bazë të saj ta bëjmë regjistrin e objekteve pa leje deri ne shkurt të vitit 2015. Kurse nga shkurti i vitit 2015 fillon faza e aplikim dhe secili qytetar duhet të bëjë legalizimin. Pasi t’i marrim kërkesat ne do t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat dhe objektet që nuk mund të inkorporohen në planin urbanistik duhet të rrënohen. Duhet te hartohen dy regjistra, i ndërtimeve që duhet të legalizohen dhe i atyre që duhet të rrënohen”, ka thënë drejtori Grainca.
U theksuan edhe shumë punë të tjera që janë bërë në fushën e Urbanizmit të cilat kanë pasur për qëllim që të vënë rend dhe respektim të ligjeve e rregulloreve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Unë mund te them se gjatë kësaj periudhe i kemi pasur më shumë se 710 lëndë në dorë, pra 700 qytetar i janë drejtuar Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, nga te gjitha këto kërkesa i kemi lëshuar 20 leje kolektive dhe 24 leje për ndërtim individual, 20 leje për infrastrukture dhe 18 leje mjedisore dhe te tjerat kanë qenë kërkesa të ndryshme që i kanë parashtruar qytetarët”, tha Grainca.
Përveç objekteve pa leje i pari i Drejtorisë së Urbanizmit Faik Grainca , tha se në hapësirat publike në Ferizaj, ka edhe shumë veranda pa leje në këtë kohe vere ose të tilla që e tejkalojnë lejen e dhënë. Për këtë çështje u paralajmërua një aksion që do të merret të hënën për të vënë në rend rregullat dhe qetësinë publike.
“Të gjitha ato kafiteri të cilat e kanë rritur hapësirën jashtë lejes që e kanë marre, do t’u merret leja dhe do tu konfiskohet leja . Do të thotë ata më nuk kanë mundësi, as të pajisen me leje as ta shfrytëzojnë hapësirën, për këtë arsye u bëj apel të gjitha kafiterive që e kanë tejkaluar këtë leje që ta rikthejnë në gjendje në bazë të lejes që e kanë sepse do t’u merret leja dhe inventari në hapësirën pa leje”, tha Grainca.
U bë e ditur se gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014 janë inkasuar të hyra rreth 200 mijë euro nga taksat e ndryshme ndërtimore.
Të gjitha objektet e ndërtuar pa leje do të fillojnë të trajtohen tani dhe do të legalizohen ose rrënohen pas shkurtit të muajit të ardhshëm.