
Ata thanë se nga ky subvencionim kanë përfituar kultivuesit e kulturave me sipërfaqeve të vogla nga 5 ari e 20 metra katrorë, ata të pemëve të imëta, të cilët kanë nga 25 ari sipërfaqe si dhe kultivuesit e pemëve, që kanë të mbjellë 50 ari e mbi. Shtuan se si rrjedhojë po rriten edhe vendet e punës në këtë sektor.
“Ky projekti ka kushtuar rreth 30 mijë euro, e në të cilin përfshihen rezervuarët e ujit prej 1 mijë litrash dhe gypa përcjellës të dimensioneve të ndryshme të nevojshme për sistemin e ujitjes”, ka thënë Reçica .
Përfituesit e këtij subvencioni të komunës, thanë se kishin nevojë për këto mjete. E falënderuan qeverinë lokale të Ferizajt.
Udhëheqësit e drejtorisë së bujqësisë në Ferizaj thanë se në vazhdimësi do të realizojnë projekte të ndryshme, nëpërmjet të cilave do të përfitojnë bujqit.
Këtë të martë filloi implementimi i fazës së dyte të projektit “pikë-pikë” , projekt ky i Drejtorisë së Bujqësisë.