Komuna e Ferizajt është në rrugë të mirë që problemin e sorrave në zonën e qytetit ta zgjidh njëherë e përgjithmonë me vendosjen e aparateve ultrasonike në afërsi të drujve dekorativ, të cilët edhe janë bërë strehë e këtyre shpezëve. Zyrtarë komunal kanë thënë se bëhet fjalë për një pilot projekt, që përfshinë zonën prej objektit të komunës e deri te kryqëzimi me rrugën "Rexhep Bislimi".
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Fatmir Azizi, ka thënë se ky projekt i ideuar nga ai, po i jep edhe rezultatet e para."Ky është një pilot projekt që komunës i ka kushtuar 4020 euro, efektet e para janë pozitive dhe po mendojmë që ta shtrijmë edhe në pjesë tjera të qytetit" ka thënë Azizi.
Kjo pjesë e qytetit, sidomos në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, ka qenë e vërshuar nga numri i madh i sorrave, të cilat krahas zhurmës, me glasimet e tyre kanë "ngjyros" automjetet e parkuara, jo pak herë edhe kalimtarët e rastit."Kjo çështje ka qenë preokupim i qytetarëve, sidomos i pronarëve të lokaleve afarsite që afarojnë aty, por edhe kalimtarëve, me një fjalë ka qenë tmerr" ka thënë Azizi.
Këto aparate janë të prodhimit amerikan dhe janë të disajnuar ashtu që të emitojnë valë ultrasonike, që nuk i kap veshi i njeriut, por jo edhe i sorrave, për të cilat këto valë edhe janë bërë armiku numër një i tyre.