Në shkollën fillore “Ismail Qemali”në Prelez të Jerlive, këtë të premte është mbajtur takimi me banorët e fshatrave: Muhovc,Talinovc i Jerlive dhe Prelez i Jerlive, ndërkaq në shkollën fillore “Liman Rekaj” në Surqinë takimi është mbajtur me banorët e fshatrave: Tërrn, Bablak, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash dhe Fushë e Madhe.
Edhe në këto takime drejtuesit e qeverisë lokale të Ferizajt, të pranishmit i kanë njoftuar lidhur me procedurat e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2015-2017, duke theksuar se në të do të hynë projektet më të rëndësishme që konsiderojnë vet banorët e fshatrave. Ata nga banorët e këtyre lokaliteteve kanë kërkuar që të paraqesin prioritete që vet qytetarët i kanë.
Edhe në këto fshatra prioritet shumë i madh i është kushtuar, fushave sportive, ujësjellësit, kanalizimit, asfaltimit të rrugëve, por kanë paraqitur edhe problemet të cilat i kanë me energjinë elektrike.