Për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge doli edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili këtë projekt e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.
“Sot Komuna e Ferizajt, po e realizon edhe një projekt të infrastrukturës, sic ë shtë asfaltimi i kësaj rruge. Kjo rrugë sic e dini ka kaluar në peripeci të shumta, për shkaqe nga më të ndryshmet, shpesh here edhe banale, por sot po kurorëzohet me sukses asfaltimi i kësaj rruge me një gjatësi afër një kilometër i cili po ashtu do të jetë me trotuare për këmbësorët nga një metër i gjysë. Në kuadër të këtij projekti është futur edhe kanalizimi atmosferikë me gypa “fi 1000” që nuk ka ndodhur ndonjë herë dhe më pë rfudnimisht nuk do të kemi probleme me vërshimet që mund të ndodhin”, është shprehur Svarqa.
Rruga “Enver Topalli” është njëra ndër nyjet më të rëndësishme të qytetit të Ferizajt dhe po ashtu lidh qytetin me disa fshatra. Nga buxheti komunal i Ferizajt janë dhënë rreth 230 mijë euro dhe kjo pjesë do të jetë e kompletuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Banorët e këtij lokaliteti u shprehen të gëzuar me realizimin e projekti duke treguar se kanë pasur shumë vështirësi qarkullimi deri më tani.
Këtë të enjte është bërë edhe asfaltimi i rrugës “Enver Topalli”, rrugë kjo e cila ishte në gjendje të mjerueshme.