Ky inspektim u bë pas marrjes së shumë masave që ka marr Komuna e Ferizajt për mbrojtjen e pyjeve. Inspektimi u bë në “Livadhet e Papazit” që lidh Jezercin me Komunën e Suharekës dhe atë të Shtimes.
I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka theksuar se pas marrjes së masave që ka ndërmarr komuna, ka përparime të dukshme në këtë drejtim.
“Natyrisht se ne kemi përparime të mëdha në këtë drejtim, por gjithashtu jemi të interesuar që të shohim një numër të drejtpërdrejt të rasteve që janë konfiskue edhe pasuri të automjeteve nga shkelësit e pa përgjegjshëm dhe dëmtuesit e pyjeve. Gjithsesi, kjo po na ndihmon që të jemi konsistent në këto vendime dhe të marrim masa tjera plotësuese për të realizuar në tërësi programin qeverisës për mbrojtjen e pyjeve, nga i cili ne në asnjë mënyrë nuk do të heqim dorë”, ka thënë Svarqa.
Ai ka theksuar se Komuna ka marr masa së bashku edhe me Policinë e Kosovës, tashmë ka bërë edhe nënshkrimin e një memorandum mirëkuptimit i cili parasheh që së paku tetë policë të angazhohen që të bëjnë kontrolla të rregullta në të gjitha pikat e kontrollit që janë të vendosura në territorin e Ferizajt. Svarqa, është shprehur mirënjohës ndaj të gjithëve për angazhimet e tyre që po bëjnë në mbrojtjen e pyjeve dhe që kanë marr si prioritet këtë punë.
“Kohëve të fundit ka edhe spekulime të natyrave të ndryshme, sikur janë ato, që një numër i zyrtareve të lartë edhe të komunës, edhe të Policisë së Kosovës, kinse po bashkëpunojnë me dëmtuesit, por ne do të marrim masa për identifikimin e tyre dhe natyrisht veprat korruptive që kanë të bëjnë me këtë lëmi, do t’i procedojmë në Prokuroi” ka potencuar kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Ndërsa komandanti i stacionit të Policisë në Ferizaj, Qazim Reka, ka thënë se raportet e fundit të policisë flasin për ulje të prerjes së pyjeve.
“Policët tanë e kanë detyre morale, por edhe ligjore, që t’i mbrojmë pyjet nga dëmtuesit. Ne vec jemi duke vepruar edhe me njësitet për punë sektoriale ku 24 orë kemi patrulla në terren dhe të gjithë ata merren me njerëzit që dëmtojnë pyjet dhe që bëjnë transportin ilegal të drunjëve”, ka thënë Reka.
Nga ana tjetër, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë , Xhemajl Reqica, ka thënë se problemet më të mëdha që hasin nga dëmtuesit e pyjeve janë nga komunat tjera siç është Suhareka. Ai ka bërë të ditur se komuna e Ferizajt, ka angazhuar edhe puntorë shtesë për këtë qëllim në mënyrë që pyjet e Ferizajt të mos dëmtohen.
“Qëllimi ynë ka qenë që të mbrojmë pyjet me çdo kusht, por kemi pengesa të natyrave të ndryshme, por edhe nga njerëzore, për arsye se ne e bëjmë gjithë këtë udhëtim dhe në fund përmes telefonave po njoftohen se po vinë zyrtarët të cilët do të konfiskojnë atë pjesë të druve dhe fatkeqësisht, nuk mund t’i konfiskojnë, ato në pjesën e Suharekës, kurse në pjesën të cilën e menaxhon komuna e Ferizajt i kemi pjesët kontrolluese që e bëjmë mjaft mirë punën e tyre në mbrojtjen e pyjeve, kurse në pjesën e Suharekës nuk mund ta mbrojmë as 50 për qind për shkak se tereni nuk na lejon”, është shprehur Reqica.
U bë e ditur se edhe inspektorë republikan për mbrojtjen e pyjeve, po bëjnë të pamundërën në mënyrë që mos të ketë dëmtim të pyjeve, pavarësisht numrit të vogël të insoektorëve që për rajonin e Ferizajt, janë vetëm dy.
Drejtues të Qeverisë lokale të Ferizajt, në kryje me kryetarin Muharrem Svarqa, drejtorin e bujqësisë dhe Pylltarisë Xhemajl Reqica, inspektorët republikan për mbrojtjen e pyjeve si dhe Policinë e Kosovë, kanë marr rrugë për në fshatin Jezerc , për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga prerësit ilegal të pyjeve.